Ftesa e Serbisë, Rusia dërgon
raketa në zemër të Europës

Ftesa e Serbisë, Rusia dërgon<br />raketa në zemër të Europës
Moska ka rënë dakord që të dërgojnë pajisje luftarake  në Serbi, pas një kërkese nga kryeministri Aleksandër Vuçiç.

Lajmi konfirmohet nga mediat britanike të cilat prej kohësh janë në alarm për shkak të operacioneve të ndërmara së fundmi nga Kremlini.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, mësohet se ka njoftuar presidentin Vladimir Putin se Serbia do të rris fuqinë e saj ushtarake për të mbrojtur vendin e saj.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Serbinë, pas kërkesës së saj për të fuqizuar ushtarakisht vendin e tyre me qëllim për të siguruar mbrojtjen e shtetit të tyre. Natyrisht bëhet fjalë ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm në rajon”, ka deklaruar Lavrov.

Duke komentuar këtë marrëveshje zyrtari i Kremlinit ka thënë se në Serbi do të dërgohen raketa C-400. Ato janë aq të fuqishme sa që nëse do të përdoren mund të arrijnë deri në Romë ose Vienë.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç është shprehur se falë Rusisë, Serbia ka siguruar një mbrojtje më të mirë për vendin. 

[gallery]20132[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit