Ftesa për dialog, Rama: S'e 
kuptoj përgjigjen e Bashës

Ftesa për dialog, Rama: S'e <br />kuptoj përgjigjen e Bashës
Pa kaluar një orë nga përgjigja e kryetarit të PD, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka shkruar në Facebook, duke theksuar se nuk e kupton cila është përgjigja e Bashës.

Sipas tij, kreu i PD, është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, por në përfundim nuk kuptohet se cila është përgjigja nëse është "Po" apo "Jo" nisjes së dialogut në një tryezë të përbashkët.   


rama ne fb


"Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulëzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time, përgjigja e tij, këtu bashkangjitur gjithashtu. Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!). Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?", shkruan Rama.
 
Shefi i mazhorancës ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e shumicës parlamentare për të dialoguar me opozitën, por pa kushte.

"Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati. Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s'ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!", thotë kreu i qeverisë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic