Partia Demokratikee konsideron ftesën për anëtarësim në NATO, të Malit të Zi si një përmbushje e vizionit të një Europe të Bashkuar.

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike thekson se politika e dyerve të hapura e NATO-s do të vazhdojë të jetë një nga nxitësit kryesore të transformimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Ja deklarata e plotë
 
 
Partia Demokratike përshëndet ftesën që NATO i bëri Malit të Zi për të nisur negociatat e anëtarësimit në Aleancë. Ky është një vendim historik jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë Balkanin Perëndimor për të përmbushur vizionin e një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. 

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh bindjen se politika e dyerve të hapura e NATO-s do të vazhdojë të jetë një nga nxitësit kryesore të transformimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)