Duke folur në emisionin ''45 minuta'' të gazetarit Denis Minga prof. Artan Fuga deklaroi se në kushtet e sotme të pandryshuara, për Ramën nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të pranojë qeverinë teknikë.
Ndërsa për kreun e LSI, Fuga mendon se në fund Meta do të dalë i vetëm në zgjedhje për të parë më pas rezultatin pas 18 qershorit. Artan Fuga mendon se çadra e PD tashmë është e paprekshme nga qeveria dhe e paçmontueshme edhe nga ndërkombëtarët.
Akademiku Artan Fuga ka një koment edhe për Ben Blushin duke e cilësuar sfidën e tij në 18 qershor gati të pamundur ku vetëm hyrja e tij në Kuvendin e ri do të ishtë diçka e jashtëzakonshme.
VIDEO/Emisioni 45 Minuta, i ftuar Artan Fuga