TOKJO – Rreth 2.000 punonjës të centralit bërthamor të Fukushimës, e shkatërruar gjatë tërmetit sktërrues të 11 marsit 2011, paraqesin një rrezik të lartë për të shkaktuar kancerin në tiroide: e pohon këtë shoqëria Tokyo Electric Power (Tepco), e cila menaxhon kompleksin në Japoni, bën të ditur TM News.

Sipas Tepco, 1.973 vetë (rreth 10% e personelit në sit) kanë tiroide dhe doza përqendrimi të radioaktivitetit superior me 100 millisievert, një nivel nga i cili është konstatuar një shtim i rrezikut për tumor edhe pse nuk ekzistojnë skema fikse për çdo njeri.

Tepco ka pranuar rrezikun, pasi ka riparë këtë muaj metodën e saj për të vlerësuar nivelin e ekspozimit në radioaktivitet të punonjësve.
 
Në bazë të metodës pararendëse, rreziku i përket 178 vetëve që patën punuar në Fukushima Daiichi, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (Oms).

Ndërmarrja ka dërguar personat e interesuar që të ndjekin programe, edhe kontrolle të rregullta të tiroides.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)