Fule: 2012-a, viti i mundësive
të mëdha për Shqipërinë

Fule: 2012-a, viti i mundësive <br />të mëdha për Shqipërinë
BRUKSEL - Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, gjatë samitit të përvitshëm në Bruksel, “Miqtë e Evropës” deklaroi se viti 2012 mund të jetë viti i mundësisë për Shqipërinë, për t’u integruar në BE.

“Jam i inkurajuar nga konsensusi i arritur në Shqipëri për të realizuar një sërë reformash. I bëj thirrje mazhorancës dhe opozitës që të ruajnë këtë dialog politik konstruktiv dhe të krijojnë një moment të ri drejt integrimit europian. 2012-a mund të jetë përfundimisht viti i mundësisë për Shqipërinë”, deklaroi Stefan Fule.

Sipas tij, zbatimi i 12 rekomandimeve të KE-së deri në muajin mars të vitit të ardhshëm do të ishte një shans premtues për Shqipërinë për të nisur hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE bashkë me marrjen e statusit të kandidatit në pranverë, gjithë nëse kjo ndodh.

“Nëse zbatohen 12 rekomandimet, ne kemi mundësinë që të rekomandojmë përveç statusit e kandidatit edhe hapjen së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Nëse progresi nuk është aq i madh, do rekomandojmë së paku statusin e kandidatit. Nuk planifikoj tani, që të trajtoj këtë çështje përveçse në dhjetor të 2012, duke u shprehur paraprakisht në tetor gjatë shpalljes së progrès-raportit. Por jam gjithashtu një nga ata që thonë : kurrë mos thuaj kurrë”, është shprehur komisioneri Fule.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën