ANKARA - Turqia duhet të hetojë përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protuestuesve anti-qeveritarë, ka deklaruar komisioneri në KE për Zgjerimin, Stefan Fule.
Komisioneri e bëri këtë deklaratë në Stamboll, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin, Recep Taip Erdogan. Fule ka folur në prag të bisedimeve mbi ambicien e Turqisë për t’iu bashkuar familjes europiane.
Komisioneri i lartë tha se, BE-ja nuk ka ndërmend të heqë dorë nga projekti i Turqisë për t’iu afruar BE-së, por shtoi se Turqia duhet të ruajë vlerat e lirisë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Ai bëri thirrje se duhet bërë një hetim i shpejtë dhe transparent dhe se ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari. Ndërsa nga ana e tij Erdogan akuzoi BE-në për standarde të dyfishta, duke thënë se në Evropë dhe SHBA janë përdorur metoda të ngjashme.
Redaksia Online
(l.ç/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com