BRUKSEL - Bashkimi Europian mirëpret zgjedhjet në Shqipëri. Pas Kukan, reagon edhe një tjetër zyrtar i lartë i BE, Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, i cili i quan zgjedhjet "të qeta".

Ai ka shkruar pak çaste më parë në Twitter pozitivisht mbi situatën zgjedhore dhe paszgjedhore në Shqipëri. "Përshëndesim zgjedhjet e qeta në Shqipëri. Nevojitet që procesi të plotësohet në linjën për të ecur përpara në standardet e integrimit në Bashkimin Europian"

Redaksia Onlinea
(mag/shqiptarja.com)