Gjate votimit te sotem u vu re vota pro e dy deputeteve te opozites Arben Malaj dhe Ben Blushi, te cilet perkunder qendrimit te Partise Socialiste iu bashkuan mazhorances per ta rikonfirmuar Fullanin ne krye te Bankes se Shqiperise. Nje tjeter deputet i opozites Eduard Shalsi, abstenoi.
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u shpreh publikisht kunder kandidatures se Fullanit ne krye te Bankes se Shqiperise, qendrim qe u reflektua dhe ne votimin e sotem te grupit parlamentar te PS.
Ardian Fullani është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë që nga tetori i vitit 2004. I emëruar me propozim të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano ai zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Canin. Votimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Kuvend kërkonte një shumicë të thjeshtë (71 vota).
Komisioni i Ekonomisë miratoi dje me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit për emerimin e Ardian Fullanit si guvernator të Bankës Qëndrore edhe për një mandat të dytë. Ndërkohë që opozita ishte kundër kësaj kandidature.
(s.g/shqiptarja.com)