Fullani i pafajshëm, Braçe: Koha
që sistemi i drejtësisë të rrëzohet

Fullani i pafajshëm, Braçe: Koha<br />që sistemi i drejtësisë të rrëzohet
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka shpërthyer me kritika ndaj sistemit të drejtësisë i cili sipas tij duhet të rrëzohet. Një ditë pas shpalljes të pafajshëm të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka reaguar Brace duke nënvizuar se ky sistem drejtësie me këta gjykatës duhet të marë fund me reformën në drejtësi.

Braçe ka folur edhe për tenderin 30 milion euro të blerjes së hotel Dajtit duke akuzuar për mbështetjen e dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili sipsa tij i ka vendosur çmimin e “Dajtit”.
 
“Çfarë je ti, “i pafajshëm”? jo ai gjyqtari i vetëm dje, por as ky “gjyqtari suprem Berisha”, nuk më detyrojnë dot të ndryshoj mendim mbi administrimin tënd në Bankën e Shqipërisë. Të gjithë gjykatësit bashkë të bëhen. Nuk mund të bindin dot kënd, mua jo e jo, se të vidhet Banka Qendrore pa ndërhyrje nga jashtë, është përgjegjësi e gjithkujt dhe nuk është përgjegjësia jote si administrator i saj. Nuk mund të bindin kot kënd, mua jo e jo, se të “blesh” një hotel për zyra thuajse një muaj pasi “gjykatësi suprem Berisha”, si kryeministër, kishte kryer “shitje” madje edhe me çmim të vendosur nga ai, jo nga blerësi, është përgjegjësia e gjithkujt dhe nuk është përgjegjësia jote si administrator i Bankës. Përtej kësaj: Ti ke të drejtë, nën hetim ishe dhe i vure të gjithë në radhë, përfshi kreun e Qeverisë së Drejtësisë, një Qeveri familjare e veshur me pasion balloje. Kjo është Qeveria që duhet të rrëzohet. Pas saj flasim për pafajësi”, ka shkruar Erion Braçe.
 
Deputeti Socialist edhe më parë i ka kërkuar drejtësisë të ndërshkojë me burg Fullanin për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesati i Bankës së Shqipërisë.
 
Gjatë ditës së djeshme pas tre seancave në Gjykatën Penale të Tiranës ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani fiton pafajësinë. Ai u akuzua nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre ne lidhje me tenderin 30 milion euro të blerjes së hotel Dajtit dhe vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Vendimi i pafajësisë u dha nga Gjykata e Tiranës e cila rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të dënuar Fullanin me 3.2 vite  burg pas gjykimit të shkurtuar.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%