Fullani: Inflacioni në janar
është rritur në 1,4%

Fullani: Inflacioni në janar<br />është rritur në 1,4%
Në një prononcimi për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar se kemi pasur një rritje të inflacionit monetar gjatë muajit janar, por që sipas tij është i kontrolluar dhe i ankoruar mirë. Fullani u shpreh se kemi pasur një rritje ekonomike të mirë, duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT.

FJALA E FULLANIT
Në gjykimin e këshillit mbikëqyrës, kushtet monetare janë të gatshme për të përmbushur objektivin afatmesëm duke mbështetur inflacionin monetar.

Inflacioni vjetor në muajin janar rezultoi 1,4% me një rritje të lehtë me 0.1% krahasuar muajin paraardhës. Ky inflacion ka qenë i kontrolluar. Ka pasur një reduktim të mëtejshëm të inflacionit të

Presionet inflacioniste nga ana e kërkesës mbeten të ulëta, të kushtëzuara nga mungesa e presioneve në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT ritmet e rritjes e ekonomisë shqiptare u përmirësuan, duke shënuar një rritje prej 2,6%. Kërkesa e brendshme ka mbetur e ngadaltë. Duke analizuar përbërësit e kërkesës agregat banka e Shqipërisë tregon se ka pasur një rritje të tregtisë së jashtme, me një rritje të eksporteve dhe importeve. Ecuria e deficitit tregtar, që është ngushtuar gjatë vitit 2011, është e influencuar nga ecuria e atij ndërkombëtar.

Ecuria e investimeve private është përmirësuar më tepër në tre mujorin e katërt të vitit.

Ecuria e treguesve monetar sugjerojnë ekzistencën e presioneve me natyrë inflacioniste në monedhë. Analizat tona tregojnë se zgjerimi i masës monetare është mbështetur nga rritja e kërkesës së sektorit publik dhe privat. Ka pasur një ecuri të dobët të kërkesës për kreditë nga individët dhe biznesi privat. Përveç faktorëve të kërkesës edhe oferta për kredi ka qenë e shtrënguar për vitin 2011.

Rreziku i inflacionit në tregjet financiare mbetet i kontrolluar.

Impulsi i dhënë nga sektori fiskal pritet të jetë në nivelet më të ulëta në krahasim me vitin e shkuar.

Analizat tona tregojnë se ekzistojnë hapësira për një rritje më të lartë në të ardhmen. Duke vënë në balancë informacionin e përmbledhur, pritet që inflacioni të jetë i kontrolluar.

BSH mbetet e vëmendshme dhe vigjilente për përmbushjen e mandatit të saj. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë