Fullani: Investimet private
të ngadalta gjatë vitit 2011

Fullani: Investimet private<br />të ngadalta gjatë vitit 2011
TIRANË – Banka e Shqipërisë e mbyll vitin 2011 me një normë interesi të pandryshuar. Në dlajen e fundit për median për këtë vit, guvernatori tha se kjo normë mbetet 4.75%. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.
” Analiza e këtyre treguesve mbështet vlerësimin për një rritje pozitive, por nën potencial, të ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit. Rritja ekonomike është mbështetur nga kërkesa e huaj dhe kërkesa e sektorit publik, ndërkohë që konsumi dhe investimet private vazhdojnë të kenë një ecuri të ngadaltë. Në aspektin sektorial, rritja e prodhimit është nxitur kryesisht nga sektori i industrisë dhe ai i shërbimeve, ndërsa sektori i ndërtimit vazhdon të vuajë kërkesën e ulët në degën e ndërtimeve rezidenciale”, vërjeti f

Gjatë vitit 2011, sipas drejtuesve të BSH është vënë re një kërkesë në rritje e bizneseve për kredi. Ndaj, sipas tyre, kushtet monetare janë të përshtatshme për zhvillimet ekonomike në vend.

KRIZA, FULLANI: PAS DISA VITESH NË SHQIPËRI
Sa i takon krizës ekonomike që ka përfshirë vendet e eurozonës, kreu i Bankës së Shqipërisë pohoi se ekonomia shqiptare është e rrezikuar prej saj. Ai deklaroi se ndikimet e krizës ekonomike në rajon do të japin efekte edhe përgjatë vitit të ardhshëm duke ulur eksportet shqiptare dhe në një ngadalësim të rritjes ekonomike. Një lajm pozitiv përgjatë muajit që sapo lamë pas ishte ulja e inflacionit me 0.1 përqind duke kapur shifrën e 2.9 përqindshit.

2011, ULJE E KONSUMIT
Shqiptarët vazhdojnë që të tregohen të kursyer .Guvernatori i Bankës Qendrore deklaroi se ka pasur një ulje të konsumit dhe kjo ka ardhur si pasojë e tendencës së shqiptarëve për të mos shpenzuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)