Fullani: Kriza globale nuk
ka ndikuar në ekonominë e vendit

Fullani: Kriza globale nuk<br />ka ndikuar në ekonominë e vendit
“Kriza globale nuk ka mundur të ndikojë në ekonominë shqiptare megjithëse ekonomia jonë është e lidhur ngushtë me partneret ndërkombëtarë” ka thënë guvernatori i BSH-së gjatë takimit rajonal të zhvilluar në Fier, në kuadër të asaj që BSH-ja e quan rritje e transparencës së vendimmarrjes së saj ndaj publikut.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim guvernatori Fullani tha se Shqipëria mund të ketë përfitime nga kriza ekonomiko-financiare, që ka përfshirë vendet e rajonit apo më gjerë. Këto mundësi sipas Fullanit ,duhen identifikuar dhe shfrytëzuar, pasi mund të sjellin zhvillim të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë vendase.

Duke prezantuar analizën e Bankës Qendrore për rajonin e Fierit, Fullani deklaroi se ky qark ka tregues pozitivë të rritjes ekonomike. Sipas të dhënave të kësaj analize Fieri ka një rritje ekonomike më të lartë se mesatarja në vend si dhe ka një nivel punësimi prej rreth 4%.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset