Fullani: Po e përballojmë
mirë krizën ekonomike

Fullani: Po e përballojmë<br />mirë krizën ekonomike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u bëri thirrje drejtuesve së bankave të përshtaten me realitetin shqiptar, i cili është duke i përballuar mirë efektet negative të krizës.

”Banka e Shqipërisë ka kryer në mënyrë periodike provat e rezistencës për të gjitha bankat e sistemit, duke imponuar në çdo rast rritjen e kapitalit për banka të veçanta, në mënyrë që siguria dhe funksionabilitet të mos vihen në dyshim për asnjë moment.

Aktualisht, po punojmë që ky projekt të shndërrohet në formën e një koperimi rajonal duke marrë parasysh faktin që grupe të njëjta bankash janë të shtritra në të gjithë rajonin” u shpreh Fullani.

Sipas të dhënave zyrtare, edhe gjatë këtij viti, sistemi bankar shqiptar ka vazhduar të shënojë rritje të depozitave me rreth 14.1 për qind dhe kredisë me 15 për qind krahasuar me një vit më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?