Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka prezantuar gjatë ditës së sotme anëtarët e rinj të Këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Guvernatori u shpreh se objektivi i BSH-së është për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit.
“Ne do të vijojmë me standardet më të mira. Ne jemi të ndërgjegjshme për misionin tonë. Objektivi ynë është të ruajmë stabilitetin makroekonomik” ka theksuar më tej Fullani.
I pranishëm në prezantim ishte dhe ministri i Financave Ridvan Bode, i cili u shpreh që me anë të politikave të ndërmarra u bë e mundur që vendi të kapërcejë krizën ekonomike.
“Ne kapërcyem me sukses goditjet e para të krizës pasi patëm një sistem ekonomik të qëndrueshëm si dhe nga politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë. BSH-ja duhet të përmbushë objektivin më kryesor, atë të rritjes ekonomike” u shpreh Bode.
/Shqiptarja.com