Fund radhëve të gjata për pakot!
Posta Shqiptare hap zyrë të re

Si pasojë e fluksit të blerjeve online dhe numrit të madh të pakove dhe kolive, Posta Shqiptare ka përuruar sot një zyre të re, në “Komunën e Parisit” pranë shkollës “Kristaq Rama”, e cila do të jetë e dedikuar për shërbimet e kolipostës ( koli dhe paketa) si dhe shërbim postar dhe financiar.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare tha se “Kjo zyrë e cila do ti shërbejë një popullate shumë të madhe me dhjetëra dhe mijëra banorë të zonës “ Komuna e Parisit”, nuk do të jetë thjeshtë për ato klientë të Postës Shqiptare që bëjnë blerje online, por do ti shërbejë në tërësi të gjithë popullatës edhe me shërbime të tjera, qofshin këto postare, por edhe financiare”.

Lazimi bëri të ditur se është hapur edhe një zyrë e re postare në zonën e “Unazës së Re”, e cila gjithashtu është një zonë shumë e banuar, dhe nuk ka pasur prezencë të Postës Shqiptare. Ajo zyrë do të jetë universale, siç është edhe zyra aktuale, do të ketë disa shërbime, përfshirë edhe shërbimin e pensionistëve të cilët i përkasin asaj zone, të cilët për momentin pensionin e kanë marrë në zyrën më të afërt postare, e cila është ajo e Kombinatit.

Gjithashtu, dy kioska pensionesh janë zëvëndësuar me ambjente të reja në godina ekzistuese, duke krijuar kështu ambiente më të mëdhaja dhe më të përshtatshme për të shërbyer. Bëhet fjalë për zyrat e pensioneve tek “21 Dhjetori” dhe ajo pranë shkollës “Emin Duraku”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur