Fundi i epokës së Angela Merkel

Fundi i epokës së Angela Merkel
Financial Times*

- Në fillim të këtij viti, Angela Merkel u cilësua politikania më e suksesshme në botë. Kancelarja gjermane ka fituar tri palë zgjedhje radhazi. Ajo është figurë politike dominonte në Evropë dhe ka një popullaritet të madh në vendin e saj.
 
Por, kriza e refugjatëve e ka ndarë Gjermaninë dhe duket se po vjen dhe fundi i epokës së Merkel. Kur vendi pritet që vetëm këtë vit të ketë 1 milionë azilkërkues, ankthi publik është në rritje dhe gjithashtu dhe kritikat për Merkel nga vetë partia e saj.
 
Disa nga aleatët e afërt të saj politik shprehen se tani është e qartë mundësia që ajo të largohet si kancelare, para zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2017.
 
Edhe nëse ajo e mbyll të plotë mandatin, mundësia për një mandat të katërt që u diskutuar gjerësisht disa muaj më parë, tani duket e e pamundur.
 
Qeveria e Merkel ka humbur kontrollin e situatës. Sondazhet për pëlqimin e gjermanëve për Merkel janë në rënie dhe dhuna e të djathtës ekstreme është në rritje.
 
Gjermanët nuk e mbështesin idenë e hapjes së kufijve për refugjatët gjithashtu dhe vendimin për të mos kthyer në vendin e parë të sigurt ku ata kanë hyrë.
 
Duket se i vetmi hap që mund të kthejë situatës mund të jetë ndërtimi i një gardhi në kufi ashtu siç ka bërë qeveria hungareze e Viktor Orban.
 
Disa konservatorë gjermanë po kërkojnë një gjë të tillë, por duket se Merkel me shumë mundësi nuk e mbështet opsionin Orban. Kancelarja gjermane kërkon që kriza të zgjidhet bashkërisht me vende të tjera të BE-së.
 
Pavarësisht se cili do të jetë fati personal dhe reputacioni i Merkel, kriza e refugjatëve ka sjell një pikë kthese. Një dekadë pasi Merkel erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 2005, ku Gjermania njohu prosperitet dhe respekt ndërkombëtar duke mbajtur problemet e botës në një distancë të largët. Tashmë duket se epoka e artë ka marrë fund.

*Marrë me shkurtime nga Financial Times

Redaksia Online

(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit  

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit