Fundi i majit do të bashkojë sërish dy qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë në një mbledhje të përbashkët ashtu sikurse një vit më parë.

Në mbledhjen e kësaj të premteje të qeverisë kosovare është diskutuar mbi takimin gjë që e ka konfirmuar edhe më herë kryeministri Isa Mustafa.

Në takimin e fundit me kryeministrin Shqipërisë, Rama, Mustafa ka diskutuar që të mbahet një mbledhje për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga mbledhjet e kaluara dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

Ai ka thënë se me Ramën kaë rënë dakord  që një mbledhje e tillë të mbahet në fund të muajit muajit ose në javën e parë të muajit qershor.

Me propozim të Mustafës nga Qeveria e Kosovës janë caktuar edhe ministrant të ciltë do të merren me organizmin e kësaj mbledhje. Kujtim Shala, Mahir Yağcılar, Petrit Selimi dhe Hajredin Kuçi do të jenë ministrat që do të merren me përgatitjet për mbajtjen e kësaj mbledhje.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)