Fundi i mandatit,Nishani hap dyert
e nënshtetësisë për kinezët 

Fundi i mandatit,Nishani hap dyert<br />e nënshtetësisë për kinezët 
Ditët e fundit të Bujar Nishanit në Presidencë po karakterizohen nga zhvillime të çuditshme. Pas komedisë me shpërndarjen e dekoratave, kreu i shtetit Bujar Nishani, në ditët e fundit të mandatit, ka hapur dyert e nënshtetësisë shqiptare për kinezët.

Në datën 12 korrik, Nishani u ka dhënë shtetësinë shqiptare 19 shtetasve kinezë. Këta të fundit duket se janë biznesmenë, për shkak se propozimi ka ardhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare. Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dekretoj: Neni 1. U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: Deqiang Nianzu Huang, Yuanfeng Qingzhao Lu, Kangbo Renguang Tang, Changqing Renxiang Jiang, Jiarong Xichang Mai, Changfeng Jiarong Mai, Xiao Zhengliang Fu, Chunmei Chengyuan Yang, Bin Huajun Zhang, Yu Tinggui Xu, Tung Yin Tai Leung Lai, Ronghuo Yutian Lai etj.”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.

Ndërkaq, në datën 30 qershor, kreu i shtetit u ka dhënë shtetësinë shqiptare 23 shtetasve turq. Ozlem Muzaffer Akturk (Keles), Rexhep Halit Streli, Idris Ekrem Nuh Erduran, Rabije Rexhep Bajrami, Orkunt Mustafa Yozgat, Ummuhan Mehmet Emin Soylu (Sevinç), Theodora Ioannis Alexandrou Chatzistratidou janë disa nga emrat që kanë marrë nënshtetësinë.

nishani

Dekorimet
Gjatë mandatit të tij presidencial, Bujar Nishani, përpos të tjerëve, ka deklaruar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi si dhe bashkëshorten e ish-kryeministrit, Liri Berisha. Bujar Nishani dekoroi në shkurt të 2013dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi me “Medaljen e Mirënjohjes”. “Presidenti i Republikës, Bujar

Nishani i akordoi dt. 18/02/2013, nr. dekreti 7951 zotit Jamarbër Malltezi “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për përkushtimin aktiv në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, për veprimtarinë në lartësimin e idealeve të saj dhe për vetëmohimin e treguar në pjesëmarrjen në grevën heroike të urisë në Qytetin Studenti në shkurt 1991, vendimtare në përmbysjen e sistemit diktatorial komunist”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Dekorimi i Berishës
Në ditën e 25 vjetorit të rënies së komunizmit, Bujar Nishani ka dekoruar ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha. Ish-kryeministrit Berisha dekorata e “Flamurit Kombëtar” ju akordua me motivacionin për “shpirtin liridashës që ju bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëkombëtare demokratike në vitin 1990, që solli rrëzimin e komunizmit. Për rolin e tij udhëheqës, orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen euroatlantike”.

Dekorimi i Liri Berishës
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar edhe Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë drejtuar nga Liri Berisha, me “Urdhrin “Nënë Tereza”. Dekorimi ishte me motivacionin “Për ndihmën e vyer ndaj fëmijëve në nevojë, duke u dhënë përparësi të porsalindurve dhe fëmijëve të braktisur, fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe institucioneve që ofrojnë ushqim, strehim dhe edukim për këta fëmijë.

Për inkurajimin dhe mbështetjen e pakursyer në kërkimet dhe zhvillimin e trajtimeve dhe kurave për fëmijët me talasemi, për mbështetjen dhe kurimin e fëmijëve që vuajnë nga çrregullime kongjenitale ose patologji të tjera që rrezikojnë jetën e tyre, si dhe fëmijëve autik dhe atyre me çrregullime psiko-neurologjike.

Për asistencën në zhvillimin e qendrave klinike dhe multidisiplinare, praktikave më të mira dhe mekanizmave të tjera që mbështesin pacientët, duke krijuar edhe akses të mirëqenies shëndetësore dhe kujdesit psiko-social për fëmijët e prekur”.

Dekorimet e çuditshme
Kreu i shtetit ka dhënë edhe disa dekorata të çuditshme. Kështu, Nishani ka dekoruar Entin Kombëtar të Aviacionit Civil Italian me “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontributin e pakursyer dhe cilësor të dhënë për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse si edhe për rritjen tërësore të standarteve të Aviacionit Civil Shqiptar”. Kreu i shtetit ka dekoruar edhe policinë e shtetit dhe institucione të tjera. Po ashtu, kreu i shteti ka dekoruar edhe personazhe, të akuzuar si spiunë të Sigurimit të Shtetit.
 
Vendimi
Pas komedisë me shpërndarjen e dekoratave, kreu i shtetit Bujar Nishani, në ditët e fundit të mandatit, ka hapur dyert e nënshtetësisë shqiptare për kinezët. Në datën 12 korrik, Nishani u ka dhënë shtetësinë shqiptare 19 shtetasve kinezë.
 
Dekorimet
Gjatë mandatit të tij presidencial, Bujar Nishani, përpos të tjerëve, ka deklaruar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi si dhe bashkëshorten e ish-kryeministrit, Liri Berisha


 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët