Fundi i Luftës së I-rë Botërore
fotot emocionuese me ngjyra

Fundi i Luftës së I-rë Botërore<br />fotot emocionuese me ngjyra<br>
Disa foto prekëse nga Lufta e Parë Botërore kanë dalë në dritë me ngjyra dhe përkojnë me 99 vjetorin e Ditës së Armëpushimit.

Ato i shfaqin burrat dhe djemtë britanikë teksa buzëqeshin dhe marshojnë jashtë llogoreve dhe kërcejnë nëpër kamionë për të ndërmarrë udhëtimin e gjatë për t’u kthyer në shtëpi nga fushë-betejat.

Por disa ushtarë të tjerë nuk kanë asgjë për të buzëqeshur pasi kanë humbur vëllezërit, kushërinjtë, baballarët dhe shokët.

Një foto tregon funeralin e Rreshterit Henry Nicholas,  në Francë. Në një tjetër duken disa murgesha duke vendosur kurora në një fushë varresh masive.

Fotot u bënë me ngjyra nga elektriçisti nga Cardiff-i, Royston Leonard, 55-vjeç.

Ai tha: 'Lufta e Parë Botërore ishte hera e parë kur makineritë u shfaqën në fushat e betejës dhe të dyja palët vërshuan një shi predhash duke e kthyer në një ferr për trupat në terren, në atë pikë sa njeriu thjesht nuk kishte më asnjë shpresë, ishte thjesht marrëzi.

[gallery]24623[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online