Fundi i udhëtimeve të rrezikshme me gomone! Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit, shkak mungesa e fuqisë punëtore

Fundi i udhëtimeve të rrezikshme me gomone! Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit, shkak mungesa e fuqisë punëtore

Foto ilustruese

ANGLI-  Rregullat e emigracionit janë vendosur të lehtësohen si pjesë e misionit të Liz Truss për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur zhvillimin e biznesit.

Kryeministrja Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë emigrantë për t'u dhënë viza për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar.  Mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorë.

Downing Street nuk e mohoi që kryeministrja po planifikon të liberalizojë rrugët për të lejuar punëtorët e huaj të shkojnë në Angli sikurse u raportua dhe më herët nga “The Sun”.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, këto të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas “Brexit”, pasuar dhe nga pandemia.

“Programi i punëtorëve sezonalë”, i nisur për herë të parë në 2019, lejon përkohësisht 40,000 punëtorë jashtë shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për role sezonale në sektorët e hortikulturës dhe shpendëve./The Independent

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion