Fundimi, kuzhinieri shqiptar
që gatuan për Mario Montin

Fundimi, kuzhinieri shqiptar <br />që gatuan për Mario Montin
Shefin e talentuar të kuzhinës, Fundim Gjepalin, e kemi prezantuar edhe herë të tjera me lexuesin. Ai drejton kuzhinën e një prej restoranteve më të mira të Romës, “Arco Antico”, por këtë herë do ta shihni si njeriun që gatuan për kryeministrat, dhe jo kryeministra dosido, por për Mario Montin, njeriun që pritet të shpëtojë Italinë nga kriza. Pikërisht me datë 23 shkurt, shef Fundimi, përgatiti një drekë të shijshme me bazë peshku në Palazzo Chigi për kryeministrin e Italisë dhe për homologun spanjoll Mariano Rajoy.
Siç e shihni dhe në fotot që shoqërojnë shkrimin, Fundim Gjepali, është pikërisht në tavolinën ku më pas do të hanin dy krerët e shteteve evropiane së bashku me stafet e tyre. Në total 14 vetë.

HERA E PARE NE PALAZZO CHIGI

Për Fundimin ka qenë hera e parë që gatuan për kryeministrin italian, por me siguri nuk do të jetë hera e fundit. Siç mësojmë, restoranti “Arco Antico”, para viteve 2000 organizonte shpesh dreka e darka në pallatin e qeverisë Italiane, por me ardhjen e Berluskonit kjo traditë u ndërpre. Kryeministri Monti, ose më mirë stafi i tij që sheh kudo të bëjë kursim, me siguri, është rikthyer në metodat më efikase të drekave zyrtare dhe dora e talentuar e kuzhinierit shqiptar, është siguri e tillë. (am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)