Fundjava e Policisë Rrugore në Vlorë
shoferë të mitur, të dehur, e pa rrip

29 leje drejtimi janë pezulluar nga policia rrugore gjatë kontrolleve, kryesisht gjatë natës, në qytetin e Vlorës. Mes shoferëve të ndaluar për shkelje të ndryshme, mungesë dokumentacionesh e drejtim në gjendje të dehur, janë edhe dy të mitur që sipas ligjit nuk mund t'i japin makinës pa mbushur 18 vjeç.

Janë pezulluar 29 leje drejtimi, konkretisht:

26 leje  drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar.
3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.
31 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Vlorë.
U vendosën 44 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht  rripi i  sigurimit).
19 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
U bllokuan 8 mjete për mungesë dokumentacioni.
Gjithashtu në Vlorë u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë.
U këshilluan shumë  drejtues mjetesh për të shtuar  kujdesin gjatë drejtimit të mjetit.
.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi