Fundjava Europiane, fitojnë Barça
Dortmundi dhe Manchester United

Fundjava Europiane, fitojnë Barça<br />Dortmundi dhe Manchester United
Manchester United siguroi një fitore të rëndësishme përballë Sunderland me rezultatin 2-0. Heroi i takimit për ekipin e “Djajve të Kuq” ishte sulmuesi Runi, që ndeshjet e fundit është spostuar nga roli i tij natyral nga trajneri Van Gal, por nuk e ka humbur nuhatjen për golin.

Fitorja e ngjit United në vendin e tretë në renditjen e Premier League me 2 pikë më shumë se Arsenali, që mban vendin e tretë, por me një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë të dielën përballë Evertonit. Të dielën do të zhvillohet edhe ndeshja më e rëndësishme e javës mes Liverpulit dhe Manchester City.

La Liga
Barcelona rikthehet te fitorja përballë Grandas pas humbjes javën e parë në shtëpi ndaj Malagas. Rakitic, Suarez dhe Mesi ishin autorët e golave për katalanasit në transfertë duke u afruar me Realin në renditje, por madrilenët luajnë të dielën ndaj Villarealit.

Në prag të sfidës trajneri i Anceloti beson te vazhdimësia. “Kundërshtari është i vështirë, por besoj te grupi dhe fitorja përballë Villarealit. Jemi në gjendje të mirë” deklaroi ai.

Bundesliga
Pierre-Emerick Aubameyang, Henrik Mkhitaryan dhe Reus i dhanë një tjetër fitore Borusias së Dortmundit përballë Shalkes duke vazhduar ecurinë pozitive në kampionat. Fitorja e radhës e shkëput akoma më shumë Dortmundin nga zona e ftohtë, teksa tashmë shtohet edhe oreksi për zonën e Europës, pse jo edhe Champions League.

Në një stadium të mbushur plot nga mbështetës, Dortmundi e kishte edhe më të lehtë misionin.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni