Fundjava me temperatura
të larta, por moti me diell e re

Fundjava me temperatura<br />të larta, por moti me diell e re
 TIRANE- Meteorologët parashikojnë temperature të larta por një mot të paqëndrueshëm për nesër
  
     Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat ditën e sotme parashikohet të arrijnë në vlerat maksimale deri në 34 dhe 35 gradë celcius dhe vlerat më të ulëta deri në 14 e 17 gradë celcius. Temperaturat më të larta parashikohen të regjistrohen në Gjirokastër, ku termometri do të shënojë 35 gradë, në Lezhë 34 gradë dhe në Tiranë, ku termometri do të shënojë 33 gradë celcius. Ndërkohë, dita e sotme karakterizohet nga mot me diell dhe re.

Ditën e nesërme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi  ynë do të ndikohet  nga  masa ajrore relativisht të paqëndrueshme mesdhetare. Moti do të jetë me kthjellime e vranësira në pjesën lindore, ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e dobëta të shiut. Era do të jetë me drejtim perëndim dhe veriperëndim, me shpejtësi deri në 7 m/sek. 

Deti do të jetë me forcë 3, me lartësi vale deri  në  1.4  m. Ndërsa temperaturat do të jenë në vendet malore, 12/30, në vendet e ulta, 18/35, dhe në bregdet 21/33. Nga ana tjetër, mjekët apelojnë për më tepër kujdes dhe shmangur daljet në diell, sidomos në orët e pikut.

Redaksia online
(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'