Fundjava vjen
me temperatura të larta

Fundjava vjen <br />me temperatura të larta
Duke filluar që sot fundjava pritet të regjistrojë temperatura më të larta, nga 48 orët e fundit gjatë të cilave i gjithë vendi u përfshi nga i ftohti i acartë që pritet të rikthehet në fillim të javës tjetër.

Rritje temperaturash ka patur dhe gjatë ditës së sotme, gjë e cila do të vijojë deri të dielën.

Në 24 orët e ardhshme temperaturat pritet të rriten deri në 2 apo 3 gradë, duke ulur njëkohësisht dhe intensitetin e reshjeve të shiut dhe të borës.

Ky përmirësim moti pritet të jetë i përkohshëm, pasi meteorologët parashikojnë sërish rënie të temperaturave të cilat do të nisin qe prej mbrëmjes të së dielës, kur vendi do të përfshihet sërish nga temperatura disa gradë nën zero. Kjo do të shoqërohet gjithashtu me reshje shiu në disa zona, ndërsa në ato malore rikthehen reshje e borës. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi