Fundjavat e verës janë emocionuese edhe kur bie shi! Vodafone sjell paketat 'Summer Weekend'

Fundjavat e verës janë emocionuese edhe kur bie shi! Vodafone sjell paketat 'Summer Weekend'

Foto ilustruese

Në këto ditë të çoroditura klimaterike, është bërë krejt normale që ndërsa jeni duke bërë plane fundjave me veten apo me miqtë, koha nxihet e tëra. Sa hap e mbyll sytë gjithë planet t’i merr me vete era dhe shiu i çmendur, që të troket me forcë në xham nëse të gjen brenda apo më keq akoma, të bën qull nga koka tek këmbët, nëse të kap befasisht jashtë.

Por s’ka gjë Jo! Ka gjithmonë një zgjidhje për t’ja kaluar bukur. Me ose pa shi, brenda apo jashtë Tiranës, fundjava mund të shkojë për mrekulli me një telefon ndër duar, e sidomos me ofertat fantastike që të ofrojnë mundësi për të naviguar sa më shumë në internet, dhe postuar fotot tuaja nga udhëtimet e fundjavës.

Si për ironi të fatit, dy prej paketave që po qarkullojnë që prej 22 majit, quhen “Summer Weekend”. E ku ta dinte Vodafone se në këtë fillim vere do të bëhej nami me shi e stuhi!

Po prap s’ka gjë J! Pas shiut del gjithmonë diell, kështu që këto paketa, që për momentin mund t’i shijoni nën shi, sigurisht që do t’ju kënaqin edhe nën çadrat e plazhit e bregut të detit.

Vera do të jetë e gjatë e padiskutim emocionuese. Fundjavat do të të bëhen edhe më interesante, kudo që të jeni, me dy paketat “Weekend” dhe “4Weekend” të “Summer Weekend”.

Në qofshi klientë me parapagesë apo me kontratë këto paketa do të mund t’i aktivizoni kur të dëshironi gjatë javës por do të mund ti konsumoni vetëm vetëm gjatë fundjavës, nga ora 00:01 e ditës së shtunë e deri në orën 23:59 të se dielës.

Paketën “Weekend” që përmban 3GB për 200 lekë, mund ta blini në çdo ditë të javës është e vlefshme vetëm gjatë fundjavës aktuale. Ndërsa paketa “4Weekends” që përmban 12GB për 600 lekë, është e vlefshme për katër fundjava rresht, të përdorshme vetëm ditë të shtunë dhe të dielë. Ndërkohë që për klientët me kontratë Vodafone RED, paketa “Weekend” me 3GB e përfitojnë çdo fundjavë falas.

Nëse jeni klientë me parapagesë, kanalet e aktivizimit janë E-top Up dhe My Vodafone ndërsa nëse jeni klientë me kontratë ose RED, mund t’i aktivizoni këto paketa vetëm nga MyVodafone. Mjafton të futeni çdo javë në My Vodafone tek Paketa & Shërbime – Paketa Weekend dhe kështu mund t’i aktivizoni fare lehtë çdonjërën prej këtyre paketave. Do t’ju vijë një mesazh njoftues, si në momentin e aktivizimit të paketës edhe në momentin e përdorimit të saj.

Pas kësaj s’ju mbetet gjë tjetër veçse ta shijoni fundjavën emocionuese, qoftë nën shiun e verës, apo nën diellin e saj përvëlues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?