Fundjavë aksidentesh në Fier, 9 të plagosur! Humb jetën 65 vjeçari që u përplas në Bypass! Përfundon në kanal mjeti me dy bashkëshortë brenda

Qarku i Fierit në 24 orët e fundit regjistron 4 aksidente rrugore dhe shqetësuese shfaqet situata kur të përfshirë në to janë mjete me targa greke apo të huaja referuar edhe situatës së fluksit të emigrantëve në vend

Mbrëmjen e të shtunës 7 persona u plagosën në aksin Levan -Tepelenë ku përveç dy drejtuesve të mjeteve, në makinë Nissan kishte 3 pasagjerë të moshave 18, 12 dhe 10 vjeç me mjetin Honday dy pasagjerë 9 dhe 2 vjeç.  5 prej tyre përfunduan në spital dhe 2 vjeçari ishte më rëndë duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Për fat të mirë nuk pati asnjë humbje jete.

Burime për Report TV bëjnë me dije se makinat me targa greke vinte nga Greqia, dhe ka tentuar të hyjë në një parking 24-orësh, ndërsa makina me targa shqiptare po ikte në drejtim të Gjirokastrës kur janë përplasur.

Në orën 03.00 të mëngjesit të hershëm të së dielës një Volvo me shofer një 31 vjeçar nga Vlora i mori jetën një 65 vjeçari në bypassin e Fierit. Shqetësues është fakti se viktima 65 vjeç ende i paidentifikuar ishte këmbësor në bypassin kur shpejtësia e lëvizjes së mjeteve është 130 km/orë.

Paraditen e të dielës, në aksin rrugor Fier-Portëz një mjet me targa greke u përplas me një tjetër duke përfunduar në kanal. Të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh në mjetin me targa greke të cilët u shtruan në spitalin rajonal të Fierit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Aksident në aksin Fier-Portez, automjeti me targa greke bie në kanal, plagosen burrë e grua

Fier - Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Portez, ditën e sotme.

Një automjet tip "Renault Clio" me targa greke “AA 223 XO”, është përplasur me një automjet tjetër, duke shënuar 2 plagosur.

Të plagosurit janë shoferi i automjetit me targa greke dhe gruaja e tij, e cila ndodhej në makinë në momentin e aksidentit.

Raportohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin Rajonal të Fierit.

Nga pamjet e siguruara duket se përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeteti tip "Renaul Clio" të bjerë në një kanal aty pranë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim…

Ora 07:21
Aksident në bypass-in e Fierit, makina përplas për vdekje të moshuarin! Shoqërohet në polici drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bypass-in e Fierit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm (24 dhjetor).

Automjeti tip “Volvo”, me drejtues 31 vjeçarin O.D, ka përplasur një të moshuar rreth 65 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet proceduriale ndaj tij.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’