Fundjavë interesante, e diel me surpriza/ Zbuloni parashikimin e horoskopit dhe shenjat me fat

Dashi
Nuk jeni shumë të kënaqur nga mënyra se si janë gjërat sa i takon sferës personale dhe asaj profesionale. Dëshironi më shumë garanci, por kjo periudhë është veç surpriza, ndaj jetoni momentin. Kjo gjë mund të gëzojë ata që nuk duan të bëjnë jetën e zakonshme dhe ata që kërkojnë konfirmime kur ndodhen në vështirësi.

Demi
Kush ka jetuar një krizë në dashuri ose ka çuar përpara një ndjenjë të fortë, tashmë do të ndjejë më shumë vështirësi. Ka ardhur koha që të bëni disa zgjedhje, në mënyrë që të ndiheni më të qetë. Kjo fazë e mbushur me tension do të zgjasë deri në mes të gushtit.

Binjakët
Gjatë kësaj të diele, mund të keni pranë njeriun më të mirë në botë, por sërish do të ndjeni nevojën për ta qortuar dhe për ta vendosur me shpatulla pas muri. Disa konflikte do të jenë të pashmangshme për ballafaqim, sidomos tek çiftet që kanë kohë që janë bashkë.

Gaforrja
Gjatë kësaj periudhe personat që janë vetëm, mund të kërkojnë marrëdhënie me të lindurit e shenjës së Virgjëreshës dhe Demit. Këta persona janë në dukje shumë të fortë dhe të sigurtë për të ardhmen, por nga ana tjetër kanë nevojë gjithmonë për një person që ti drejtoj.

Luani
Kjo është një fundjavë shumë interesante sa i takon dashurisë. Nëse jeni ndarë së fundmi, ka mundësi që të ketë disa tensione. Historitë e lindura prej pak kohësh, janë mjaft të favorshme. Përgjithësisht kjo është një periudhë shumë kreative, gjatë së cilës keni dëshirë që të bëni shumë gjëra.

Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje dinë të japin shumë dashuri, janë shumë pasionantë por edhe xhelozë. Megjithatë ndonjëherë mund të duken të mënjanuar. Keni nevojë për rregulla dhe një organizim më të mirë për të ecur përpara.

Peshorja
Kjo e diel është mjaft e veçantë për gjithë ata që kanë përjetuar një ndarje së fundmi. Ndoshta ndonjë ish, mund të pretendojë më shumë, ose në punë do të kërkoni më shumë garanci. Është një fazë transformimi, e cila duhet menaxhuar me durim.

Akrepi
Doni që të ndryshoni kapitull, të shkoni në një qytet tjetër dhe të nisni një punë të re. Por nga ana tjetër edhe personat më impulsiv duhet ti bëjnë llogaritë me disa limite, në mënyrë që të mos rrezikojnë. Jeni në pritje të një përgjigje, e cila do ju lodhë disi.

Shigjetari
Kjo është një fundjavë gjatë së cilës e vërteta do të dalë në dritë. Do të keni dëshirë për të fituar një sfidë dhe për të lënë gjurmë tek një person që ka rëndësi për ju. Do të përballeni me një sërë nismash të cilat do ju çojnë larg. Bëni mirë që ti planifikoni sa më parë, gjërat që keni për të bërë.

Bricjapi
Do të jeni të përhumbur në mendime dhe në kërkim të stabilitetit. Do të ndiheni gati për të lënë pas krahëve gjithçka dhe për t’ia nisur nga zero. E diela është një ditë mjaft e favorshme sa i takon takimeve. Bëni mirë të harroni një moment të mbushur me tensione dhe vështirësi, në mënyrë që të ecni përpara.

Ujori
Tashmë po kuptoni se nuk e keni pasur aspak të lehtë që të arrini një objektiv që i keni vendosur vetën, por ajo që ka rëndësi në këtë moment, është të gjeni forcën për të reaguar. Duhet të ktheheni dhe të përqendroheni tek familja dhe ndjenjat rreth saj.

Peshqit
Horoskopi i kësaj dite është mjaft pozitiv, nën ndikimin e një qielli të favorshëm, të mbushur me emocione dhe me dëshirë të madhe për tu rikthyer në lojë. Do të përjetoni momente gjatë së cilave do të ndjeheni vetëm, ndoshta për shkak se nuk ndiheni të kuptuar nga një person i cili nuk është më i pranishëm në jetën tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Berisha i cilësoi shpifje dosjet për ‘Non Grata’, Kim e prerë: SHBA serioze në luftën me korrupsionin, me Shqipërinë edhe përtej 30 viteve të ardhshme