Fundviti, 4708 të dënuar
festë në qelitë e burgut

Fundviti, 4708 të dënuar<br />festë në qelitë e burgut
TIRANE- Shqipëria e mbyll vitin 2011 me superpopullim në burgjet e saj. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, festat e fundvitit do ti kalojnë nëpër qeli plot 4708 të dënuar dhe të paraburgosur.

Kjo shifër është rreth 1500 më shumë se sa përballojnë kapacitetet e burgjet aktuale. Rreth 9% e tyre, janë të moshuar nga 50 deri në 80 vjeç. Tre përqind janë të moshës deri 18 vjeç dhe 117, janë të sëmurë kronik, pra që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Gjithashtu në qeli, do ta kalojnë këtë fundvit edhe 260 të dënuar të cilëve ju ka ngelur më pak se një vit nga vuajtja e dënimit.

Të gjitha këto kategori që në çdo vend të botës përfitojnë një herë në vit amnisti ose falje, këtë vit nuk do ta kenë këtë privilegj, pasi Ministria e Drejtësisë, nuk ka ndërmend të çojë ndonjë draft amnistie në parlament, dhe as listën e atyre që mendon se plotësojnë kushtet për falje, nga Presidenti i Republikës. Gjithashtu në burgjet tona, vuajnë dënimin edhe 127 persona të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 257 të tjerë me 20 deri në 25 vjet heqje lirie.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?

Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?