TIRANE - Mbeten edhe pak orë nga ndërrimi i viteve, ku të gjithë kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit dhe më shumë për Vitin e Ri. Edhe pse ky vit që po lëmë pas, la mjaft pasoja të rënda, sidomos në ekonominë e shqiptarëve. Kjo gjë bëhet e dukshme edhe te ata njerëz që vendosin për fatin e ligjeve në vend.
Ndonëse do të jenë të pakta udhëtimet e shqiptarëve jashtë shtetit për të festuar ndërrimin e viteve, ky fenomen duket se ka prekur dhe deputetët e Parlamentit shqiptar. Por, ku do ta kalojnë ligjvënësit shqiptar ndërrimin e viteve?
Në një forum për këtë temë, gazeta Shqiptarja.com, pyeti disa nga deputetët e Kuvendit. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku shumica e ligjvënësve shqiptarë preferonin restorantet dhe hotelet e shtrenjta jashtë Shqipërisë, këtë vit shumica e tyre kanë zgjedhur ta presin 2013-ën në qytetet ku ata jetojnë. Kjo, sipas tyre ka edhe lidhje me krizën ekonomike që po kalon vendi. Në të njëjtën kohë, sipas deputetëve, ambientet familjare me të afërmit mbeten traditë e tyre e pandarë.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF)
/Shqiptarja.com

Pushimet në shtëpi, është krizë">