Fuqia e artit në Credins bank!

Fuqia e artit në Credins bank!

Arti si një fushë me një rol të jashtëzakonshëm në emancipimin e një vendi, ka një fuqi unike për të transformuar mendjen dhe shpirtin tonë. Duke e konsideruar artin si burim frymëzimi, Credins bank edhe për këtë sezon të ri të vitit do të vazhdojë të ndjekë një strategji të mirëfilltë në promovimin dhe mbështetjën e aktivitetevë kulturore dhe artistike. Kjo, me dëshirën për t’i dhënë jo thjesht hapesirë artistëve të afirmuar dhe talenteve të reja, por mbi të gjitha që inspirojnë për një komunitet më të zhvilluar dhe më të kulturuar.

Me çeljen e ekspozitës më të re, nën titullin “Ngjyrat e Dimrit”, nga mjeshtri i madh i artit figurativ Helidon Haliti, në hollin e drejtorisë qëndrore të Credins bank, klientët e bankës do të kenë mundësi të eksplorojnë bukuritë e punimeve të artistit të madh.Piktori Haliti pas një suksesi absolut rikthehet sërish në Credins bank me punime të reja, të dimensionevë të ndryshme, të punuara në vaj kanavace, të cilat do të jenë të ekspozuara deri në fund të muajit Shkurt. Pikturat reflektojnë individualitetin artistik të Halitit dhe bukuritë natyrorë të Shqipërisë.

Çdo vepër është një udhëtim nëpër peisazhe mahnitëse dhe jo vëtëm, duke sjellë kështu larmi ngjyrash. Punimet kanë një dominancë të elegancës, thjeshtësisë dhe qartësisë ku evidentohen elementë folklorikë, historikë apo edhe të traditave kulturorë te vendit tonë.

Arsyeja e përzgjedhjes për të dytën herë të ekspozimit të veprave të Halitit, është karriera e tij e pasur 30-vjeçare artistike, duke e renditur tashmë emrin e tij, tek artistët më të mirë dhe më të spikatur të artit figurativ.

Me shumë cmime kombëtare dhe ndërkombëtare të fituara, veprat e tij janë pjesë edhe e koleksioneve private apo publike, duke e bërë artistin një figure të dashur dhe të respektuar në artin vizual shqiptar.

Për Credins bank një nga arsyet kryesore të mbështetjes së vazhdueshmë të iniciativave të ndryshme të aktiviteteve artistike është jo vetëm thjesht promovimi i saj, por është mbi të gjitha një obligim moral i përgjegjësisë korporative të bankës, për të ruajtur trashëgiminë dhe identitetit kulturor shqiptar.

Duke mbështëtur artistët, ngjarjet dhe eventet kulturore, Credins përpiqet të ndihmojë si në forcimin e lidhjeve më të forta me komunitetin por edhe në promovimin e diversitetit kulturor. Kjo qasje e realizimit të eventeve kulturore në ambientet e Credins është gjithashtu synimi i bankës të krijojë një atmosferë dhe ambient sa më tërheqës dhe motivues për punonjësit e saj, por njëherazi edhe një klimë pozitive për vizitorët, klientë të bankës.

Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq