Fuqitë e mëdha i premtojnë
16 mld dollarë ndihma Afganistanit

Fuqitë e mëdha i premtojnë <br />16 mld dollarë ndihma Afganistanit
KABUL - Afganistani do të marrë 16 miliardë dollarë ndihma në katër vitet e ardhshme. Zotimi u mor në konferencën e donatorëve që u mblodh sot në Tokio. ShBA, Britania, Gjermania dhe Japonia ishin kontribuuesit kryesorë në fondet e premtuara për zhvillimin në Afganistan.

Premtimi për fondet e konsiderueshme erdhi pasi zyrtarët afganë ranë dakord për kushte të reja lidhur me luftën ndaj korrupsionit, një fenomen mjaft i përhapur në Afganistan.

Konferenca e donatorëve vjen në kudër të hapave të ndryshëm që po hidhen përballë frikës se pas tërheqjes së NATO-s në 2014, Afganistani mund të bjerë sërish në kaos. Një konferencë tjetër donatorësh u caktua që të mblidhet në Londër në vitin 2014.

Ekonomia afgane varet pothuajse krejtësisht nga ndihmat ekonomike dhe ushtarake nga jashtë, të cilat përbëjnë 95% të GDP-së vendase.

Presidenti Karzai që mori fjalën në takim tha se ekonomia dhe siguria në Afganistan vazhdojë të jenë problematike. “Do të duhen shumë vite punë e vështirë për ne si afganë dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, që vendi të arrijë prosperitet dhe qëndrueshmëri”.

Ndërkohë sot në provincën jugore të Kandaharit, 14 civilë humbën jetën pasi automjetet e tyre u goditën nga minat e vendosura prej talebanëve.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut