Fuqizohet flota e imazherisë në spitalin e Korçës, Manastirliu: Çdo spital rajonal me aparatura të teknologjisë së lartë 

 Korçë- Plotësohet gama e egzaminimeve imazherike në Spitalin Rajonal të Korçës, i cili është pajisur me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, si skenari dhe aparatura dexa, të cilat i shtohen rezonancës magnetike të vendosur në këtë spital rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, kanë parë nga afër investimet në Spitalin Rajonal Korçë dhe kanë thënë se çdo spital rajonal do ketë aparatura të teknologjisë së lartë. 


"Pas rezonancës, tani edhe aparatura e skanerit është instaluar, një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që ofron një identifikim të shpejtë të patologjive dhe mbi të gjitha i shërben urgjencës, i shërben shtrimeve në spital, sistemit të planifikimeve për të mos patur asnjë vonesë, sepse lista e pritjes në të gjithë spitalet e Shqipërisë për t’u ekzaminuar me skaner është vetëm 24 orë, pra kemi kaluar nga një kohë kur duhej 1-2-3 muaj për të bërë një skaner, në 24 orë",- u shpreh Manastirliu. 

Nga Korça, Ministrja e Shëndetësisë tha se të gjithë spitalet rajonale po plotësohen me aparatura të teknologjisë së fundit.


"Në Korçë kemi instaluar së fundmi aparaturën e DEXA-s për matjen e desimetrisë kockore, një tjetër aparaturë e rëndësishme që i shërben horizontalisht shumë shërbimeve, duke filluar nga shërbimi i reumatologjisë, ku një nevojë e madhe për këtë aparaturë. Ne do të synojmë që brenda këtij viti të bëjmë të mundur që të gjithë spitalet rajonale të kenë aparatura DEXA për matjen e densimetrisë kockore dhe diagnostikimin e disa sëmundjeve",- tha Manastirliu. 


Ministrja Manastirliu pa nga afër edhe investimin në laboratorin e ri dhe shërbimin e okulistikës, të cilat po garantojnë standardet më të mira të shërbimit, me pajisje moderne. Gjatë inspektimit në Spitalin e Korçës, Ministrja e Shëndetësisë tha se, edhe këtë vit, pritet që 70 mjekë të rinj nga përfundimi i ciklit të specializimit, të atashohen në spitalet rajonale. 
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka vlerësuar investimet në Spitalin Rajonal Korçë.


"Eshtë investuar shumë dhe unë dëshiroj t’iu falenderoj në emër të banorëve të Korçës dhe të rajonit tonë për investimet e kryera, sidomos për përmirësimin e teknologjisë në spital. Pra përmirësimi nga ana e teknologjisë është i dukshëm, por po aq i rëndësishëm është edhe investimi që keni bërë në burimet njerëzore",- tha Filo.


Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore ka sjellë rishtazi në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit, një angiograf të ri, 18 grafi të reja dhe 4 ECHO.
Në Spitalin e Korçës është investuar për Maternitetin dhe laboratorin e ri, fuqizimin e shërbimit të imazherisë me rezonancë dhe skaner, duke plotësuar kështu nevojat për të ofruar shërbime shëndetësore pranë vendbanimit për banorët e këtij qarku. Gjatë 5 viteve janë investuar mbi 9 milion euro për fuqizimin e flotës së imazherisë në spitalet universitare dhe ato rajonale (grafi të lëvizshme dhe fikse, CT Scanner dhe rezonanca dhe angiograf).

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin