TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, u bën thirrje të gjithë shoferëve të furgonave dhe familjarëve të tyre që të dalin në protesta kundër vendimit të qeverisë Rama-Meta, që sipas tij është fund e krye i korruptuar dhe shkatërron 20 mijë vende pune.
“Beteja me furgonat e qeverisë Rama -Meta, është një akt shumë i papërgjegjshëm dhe fund e krye korruptiv që shkaterron me se paku 17-20 mijë vende pune. Unë ju bëj thirrje të gjithë shoferave të furgonave, familjarëve të tyre, të mos perkulen por të perdorin të gjitha mjetet demokratike, demostratat dhe grevat për të mbrojtur vendet e tyrë të punës”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.
Berisha kërkon që edhe qytetarët të solidarizohen me drejtuesit e këtyre mjeteve. “Ju bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me shoferët e furgonave dhe familjet e tyre në protestën e tyre të drejtë”, shkruan Sali Berisha.
Berisha i fton shoferët e furgonave dhe familjarëve të tyre që të dalin në protesta në datën 20 shkurt. “Unë ftoj të gjithë shoferat e furgonave, familjarët e tyre të bashkohen me ne në marshin mbarë popullor të 20 shkurtit kundër mashtrimeve të mëdha elektorale,” shkruan Berisha në shënimin e tij në Facebook.
“Shkatërrimi masiv i vendeve të punës dhe rritjes së pandalshme të papunësisë, vendosjes së faturës aforfe të energjisë që detyron qytetarët të paguajne 2.5 herë për energjinë më shumë se sa kreu i qeverisë, kundër vendimit për furgonat që i pret bukën e gojës 17-20 mijë familjeve shqiptare”, shkruan ish-kryeministri.
“Marshi i 20 shkurtit është antidodi, përgjigjia më e merituar ndaj revanshit të qeverisë Rama – Meta”, përfundon shënimin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com