FIER - Një drejtues furgoni u arrestua nga policia pasi kryente shërbimin e transportimit të pasagjerëve me certifikatë të falsifikuar. Esat Sadiku u arrestua pas një kontrolli të shërbimeve të trafikut rrugor, të cilët në vendin e quajtur "kryqëzimi i parkut" i kërkuan certifikatën për furgonin, e cila rezultoi e falsifikuar.