Një autobus me pasagjerë është aksidentuar ditën e sotme në aksin Peshkopi-Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Topojanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se mjeti tip autobus i cili drejtohej nga A.K. i ka hapur krahun një kamioni për të kaluar, ndërsa është goditur nga pas nga një mjet tip "Benz Mercedes".
Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 pasagjerë. Ata ndodhen në spitalin e Peshkopisë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Pasojat e kësaj ngjarjeje mund të kishin qenë akoma më të rënda, por rreziku është parandaluar për shkak se autobusi është pritur nga një pemë.

Foto nga aksidenti
Komente









..dhe vazhdoni pritini pemët o fshatarë!
Përgjigju