KAVAJË- Një furgon pasagjerësh ka marrë flakë në ecje në qytetin e Kavajës pranë Drejtorisë së Ujësjellësit. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në automjet ka qenë vetëm shoferi pasi mësohet se pasagjerët kanë zbritur pak para se ai të përfshihej nga flakët. Ai ka dalë nga mjeti dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërkohë që furgoni është shkrumbuar i tëri.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një defekt në motor.
Keshtu eshte kur nuk ka agjensi të mirfilltë kombetare udhëtimi me autobuza dhe vetem autobuza si në gjith boten. Ketu e 30 vjet fshatarët furgonaxhinj i bënë udhëtarët delenxhinj, i dërrmuan!
Përgjigju