Aksidenti mes furgonit të policisë dhe makinës i shemb banesën 52-vjeçari me lot në sy: Do më kishte vrarë, të më bëhet shtëpia

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Korçë - Pogradec, ku furgoni i policisë së kufirit është përplasur me një automjet tjetër. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushe. 

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale dhe si pasojë e përplasjes së mjeteve dhe daljes së tyre nga rruga është dëmtuar dhe muri rrethues i një banesë aty pranë. Shtëpia është e 52-vjeçarit Irjet Hykos i cili ishte duke fjetur gjumë në momentin e aksidentit. Ai kërkon mes lotësh t'i paguhet dëmi ose t'i rindërtohet godina që iu prish pasi vetë nuk ia del dot ta ribëjë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Aksidenti i shkatërron banesën, 52-vjeçari me lot në sy: Do më kishte vrarë, të më bëhet shtëpia

Aksidenti i ndodhur në Korçë solli shembjen e shtëpisë 52-vjeçari Irjet Hykos i cili ishte duke fjetur gjumë.  Ai thotë se për pak muri do ta zinte poshtë. Ai kërkon mes lotësh t'i paguhet dëmi ose t'i rindërtohet godina që iu prish pasi vetë nuk ia del dot ta ribëjë.

"Po flija, bomba thash thashë se hodhi ndonjëri bombën, unë jam punëtor krahu, vadit. dëmi di unë shikoje vetë tani. Asnjë lloj gjëje nuk më thanë. u bë u bë më thanë, unë skam lek që ta bëj. dua që të bëhet muri. Jam burrë e po qaj, po të kishte hyrë këtu do të më kishte vrarë", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë