Një automjet tip furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është djegur mëngjesin e kësaj të shtunë në afërsi të pushimit të shoferit në Lushnjë.
Drejtuesi i automjetit që transportonte zogj fushe të vegjël që vinin nga shteti fqinjë, ka vënë re zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada në drejtim të Këmishtajt.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë dhe kanë shuar zjarrin në kabinën e drejtuesit. Nga zjarri janë djegur më shumë sesa gjysma e ngarkesës me zogj që kanë ngordhur.
Sipas zjarrfikësve të Lushnjës zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës.










Komente
Komento