Në fillim mbërriti një njoftim i pazakontë nga agjencitë: Parada e Krenarisë (Pride) në Berlin, një nga më të mëdhatë në Evropë, ishte ndërprerë papritur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme për shkak të "një situate të vështirë", siç njoftuan organizatorët gjatë një shfaqjeje kushtuar Michael Jackson. Më pas pasoi kaosi: në ekranet gjigante pranë Portës së Brandenburgut u shfaq fjala "Evakuim", ndërsa organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve përmes Instagramit të largoheshin "me qetësi dhe në mënyrë të rregullt" nga zona e Tiergartenit, "mundësisht në drejtim të stacionit qendror". Turma e madhe nisi të largohej nga parku ku më herët ishte zhvilluar marshimi festiv dhe paqësor në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTQ+.
Ishte një largim në errësirë, mes panikut dhe pa shumë informacion. Pjesëmarrësit nuk e dinin arsyen e evakuimit të menjëhershëm apo pse shfaqja ishte ndërprerë në mes. Më pas erdhi edhe konfirmimi i frikës më të madhe. Mediat lokale, mes tyre edhe Tagesspiegel, raportuan se rreth orës 22:00 kishte ndodhur një sulm: një furgon i bardhë ishte përplasur me shpejtësi të madhe mbi turmën në zonën e Lennéstrasse, duke shkaktuar një viktimë, një grua, sipas policisë së Berlinit cituar nga Der Spiegel, si edhe 29 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Si ndodhi sulmi?
Dinamika e plotë e sulmit nuk është ende e qartë. Një dëshmitar okular, i cituar nga Bild, deklaroi se "furgoni i bardhë u hodh me shpejtësi mbi turmën që po marshonte, duke përplasur disa persona". Dëshmitarë të tjerë thanë se automjeti lëvizte me rreth 80 kilometra në orë.
Sipas tyre, autori më pas zbriti nga automjeti duke mbajtur një thikë, me të cilën sulmoi edhe persona të tjerë përpara se të largohej në këmbë.
Mbi 40 zjarrfikës dhe dhjetëra ambulanca mbërritën në vendngjarje për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa zona u rrethua dhe parku u izolua gradualisht nga forcat e sigurisë.
I dyshuari dhe hetimet
Autori i sulmit vijon të jetë në arrati. Policia e ka identifikuar si Abdul Ballout, 21 vjeç, i njohur nga autoritetet për lidhje me rrethe islamiste. Mëngjesin e së dielës, autoritetet arrestuan personin që dyshohet se ishte pasagjer në automjet. Bëhet fjalë për një shtetas iranian.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, ai ishte liruar nga një qendër riedukimi për të rinj në maj të vitit 2026. Deri më tani nuk janë kryer arrestime të tjera dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi të dyshuarin.
"Për momentin nuk dimë ende asgjë për motivet e mundshme", deklaroi një zëdhënës i policisë.
Pak pas orës 01:00 të natës, policia bastisi një apartament në lagjen Schöneberg, jo shumë larg vendit ku zhvillohej Pride. Sipas hetimeve, Abdul B. jetonte aty me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij. Një fqinj deklaroi për Die Welt se 21-vjeçari kishte muaj që mburrej se po përgatiste një sulm terrorist dhe shprehte vazhdimisht pakënaqësi për jetën e tij në Gjermani. Pavarësisht kërkimeve intensive, ai mbetet ende në arrati.
Qindra mijëra persona kishin marshuar gjatë ditës në rrugët e kryeqytetit gjerman në kuadër të Paradës së Krenarisë. Festa u ndërpre vetëm për shkak të protestave të dhunshme të disa ekstremistëve të djathtë, të cilat detyruan policinë të kryente një arrestim.
Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi sulmin si "një akt të neveritshëm" dhe "një sulm ndaj shoqërisë sonë".
"Ne jemi një vend i hapur dhe që e do lirinë. Do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë atë. Ky akt do të zbardhet dhe autorët do të ndëshkohen me gjithë ashpërsinë e ligjit", deklaroi ai.
Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, e cilësoi ngjarjen si "një sulm ndaj shoqërisë sonë të lirë dhe të hapur".
Çfarë përfaqëson Christopher Street Day?
Parada Christopher Street Day, ashtu si edhe paradat e tjera të krenarisë (Pride) në mbarë botën, organizohet në kujtim të trazirave të Stonewall në vitin 1969. Bëhet fjalë për një seri protestash që nisën në Nju Jork, në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit 1969, pasi policia bastisi lokalin Stonewall Inn, i frekuentuar kryesisht nga komuniteti homoseksual i qytetit.
Operacioni policor shkaktoi protesta dhe përplasje mes efektivëve dhe anëtarëve të komunitetit LGBTQI, të cilat vazhduan për gjashtë ditë. Nga ato ngjarje pati të plagosur nga të dyja palët dhe rreth 20 protestues u arrestuan.
Edhe sot, trazirat e Stonewall konsiderohen momenti kyç që shënoi lindjen e lëvizjes moderne për të drejtat e komunitetit LGBTQI+.
Berlini ka përjetuar edhe më parë një sulm të rëndë me automjet. Më 23 dhjetor 2016, terroristi islamik Anis Amri përplasi me një kamion tregun e Krishtlindjeve në Breitscheidplatz, në lagjen Charlottenburg. Nga ai atentat humbën jetën 12 persona, mes tyre edhe shtetasja italiane Fabrizia Di Lorenzo.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin si “të neveritshëm” dhe “një sulm ndaj shoqërisë sonë”. Ai tha se qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur në mënyrë paqësore për të promovuar mirësinë, tolerancën, lirinë dhe hapjen, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera. Merz u shpreh se krimi do të hetohet plotësisht dhe autorët do të përballen me drejtësinë në masën më të plotë që parashikon ligji. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës, u uroi shërim të shpejtë të plagosurve dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.
“Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota festuan në mënyrë paqësore në Christopher Street Day. Ata donin të tregonin se duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ne jemi një shoqëri e hapur dhe e vlerësojmë lirinë, dhe do të vazhdojmë t’i mbrojmë këto vlera. Ky krim do të hetohet deri në fund dhe autorët do të përballen me drejtësinë në masën më të plotë që parashikon ligji. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të plagosurve u uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë, ndërsa falënderoj të gjitha shërbimet e emergjencës.”tha Merz të dielën

Policia e Berlinit beson se ka identifikuar të paktën një person të dyshuar si autor të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Paradën e Krenarisë (Pride), ku një furgon u përplas me turmën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 16 persona. Bëhet fjalë për Abdul B., një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze. Ai ishte liruar në muajin maj nga një qendër rehabilitimi për të mitur dhe, sipas autoriteteve, njihej për lidhje me "rrethe islamiste".
21-vjeçari, Abdul Ballout i lindur në Berlin, ka precedentë penalë për agresion dhe shantazh. Sipas përshkrimit të policisë, ai është rreth 1.90 metra i gjatë, trup i dobët, flokë të zinj dhe në momentin e sulmit kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.
I kishte rrëfyer një fqinji se po përgatiste sulmin
Pak pas orës 01:00 të natës, policia bastisi një apartament në lagjen Schöneberg, jo shumë larg vendit ku po zhvillohej Pride. Sipas hetimeve, Abdul B. jetonte aty me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij.
Një fqinj deklaroi për gazetën Die Ëelt se 21-vjeçari kishte muaj që mburrej se po përgatiste një sulm terrorist dhe shprehte vazhdimisht pakënaqësi për jetën e tij në Gjermani. Megjithatë, kur forcat e policisë mbërritën në apartament, ai rezultoi i boshatisur.
Dyshime për motive fetare
"Ky person është i njohur për forcat e rendit dhe ka lidhje me rrethe islamiste në Berlin", deklaroi zëdhënësi i policisë, Florian Nath.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse Abdul B. ishte drejtuesi i furgonit apo nëse në sulm kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Automjeti, i cili u gjet bosh dhe i dëmtuar rëndë, është sekuestruar në vendngjarje.
"Çdo person që ka informacion për vendndodhjen aktuale të Abdul B. ftohet të kontaktojë portalin e policisë së Berlinit për denoncime ose të paraqitet në çdo komisariat policie", thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtorë, të cilët mund të jenë ende në arrati dhe të përfshirë në plagosje të tjera në kryeqytetin gjerman.
Komente










shume lajm i trishte...prandaj eshte kaq i rendesishem krijimi i hapesirave te sigurta per personat lgbti
PërgjigjuLajm u trishte???? Keta mostra po shkaterrojne idealet e familjet. Te kishte hequr qafe dhe disa te tjere do kish ber mire. Ti xhovan, shko dhe ti meqe paske kaq keqardhje per keta mostra te natyres.