Një makinë është përplasur me një motoçikletë ku udhëtonin një burrë dhe një grua duke i lënë të dy të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:25, në aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë. Personi Agron Çelaj që drejtonte një fuoristradë  duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga  Sh.P.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij,  A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, siç raporton policia.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Report Tv mëson se shkak për aksidentin është bërë mungesa e ndriçimit në rrugë dhe kushtet jo teknike të motoçikletës (tiçikël), pasi janë mjete të improvizuara pa asnjë lloj sinjali apo drite.

"Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit", - thotë policia në një njoftim paraprak.