Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me menaxhimin e ujit të pijshëm për qytetarët shqiptar, ku sipas saj ekziston një keqmenaxhim i situatës dhe mungesë furnizimi me ujë të pijshëm.
Ka qenë nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për shtyp ka denoncuar sipas tij mungesën e menaxhimit të furnizimit më ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët shqiptar. AI fajëson qeverinë që edhe pse ka deklaruar fondet për investimet në lidhje me këtë problem, vazhdon të jetë aktual dhe sipas tij është me tepër propagandë e qeverisë sesa punë reale.
Madje në deklaratën e tij nënvizon që ky problem evidentohet dhe pranohet nga vetë qeveria në raportin për Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me ujë të pijshëm 2022-2033, por përsëri sipas Braimllarit janë ulur objektivat e vënë në strategji.
“Viti 2023, sipas raportit të qeverisë Rilindase do të ofronte mesatarisht 21 orë ujë në ditë për të gjithë qytetarët. Ndërkaq në Strategjinë 2022-2030, objektiv ulet në 16 orë, ose 5 orë më pak. Ky dështim i qeverisë i pranuar në dokumente por ende jo publikisht vjen pas investimeve qindra milionë euro dhe premtimeve për 24 orë ujë “, nënvizon nënkryetari i PL , Endrit Braimllari.
Nënkryetari i PL ka dhënë edhe shembullin e bashkisë së kryeqytetit, ku sipas tij është problemi me evident për t’u vënë re, duke fajësuar kështu Erion Veliajn dhe vendimin për rritjen e çmimit për faturën e ujit të pijshëm dhe sipas Braimllarit duke mos i dhënë qytetarëve atë që i kishte premtuar.
“Erion Veliaj, para 5 vitesh premtonte publikisht, se me rritjen prej 20% të çmimit të ujit do të ofronte ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës “, përfundon nënkryetari i PL Endrit Braimllari
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64.1%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 853
Lajme të tjera
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Inceneratorët/ Xhixho: Afera më e madhe, e paligjshme! Në 11 shkurt na u bashkoni në protestë
4 Shkurt, 15:57
-
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist! S’jam takuar me McGonigal, drejtësia të bëjë hetim të plotë
1 Shkurt, 14:10
-
Raporti i 'Transparency International' për korrupsionin në Shqipëri, Partia e Lirisë: Propagandës së qeverisë i doli boja
31 Janar, 14:45
-
Panariti: Skema aktuale e mbështetjes së blegtorisë, diskriminuese! Përjashton 70% të belgtorëve të vendit
31 Janar, 14:33
-
Çmontimi i kamerave spiune, reagon Partia e Lirisë: Krimi ka pasur nën kontroll policinë, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta
29 Janar, 14:34
-
Meta në Shkodër: Ndryshim me çdo çmim! Buna ngrihet dhe ulet por Kalaja e Rozafës qëndron mbizotëruese
29 Janar, 12:54
-
Zgjedhjet vendore/ Pas Berishës, Partia e Lirisë dhe PS dorëzojnë në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve! Pritet edhe Alibeaj e PSD
28 Janar, 14:31
-
Partia e Lirisë 25 pyetje Ramës për çështjen e detit: Nuk është plaçkë! Pse s’ka transparencë për negociatat me Greqinë?
23 Janar, 12:58
-
Partia e Lirisë: Qeveria do ju prishë pronat banorëve të Berxullë duke i ofruar kompensime qesharake! Anti-kushtetuese! Të tërhiqet menjëherë
22 Janar, 15:26
-
Partia e Lirisë: Veliaj nuk mbajti premtimin për banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti i 2019-ës! Nënkryetarja e Bashkisë: Ju bllokuat punimet
19 Janar, 11:41
-
Partia e Lirisë: Qytetarët paguajnë taksat rregullisht, shërbimet publike që marrin nga qeveria janë baras me dy bukë
17 Janar, 12:10