Furnizonte klinika dhe laboratore dentare, me produkte dhe materiale dentare, të kontrabanduara, në pranga 64-vjeçari

Furnizonte klinika dhe laboratore dentare, me produkte dhe materiale dentare, të kontrabanduara, në pranga 64-vjeçari

Mallrat e sekuestruara

TIRANË- Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se furnizonte me materiale dhe produkte dentare disa laboratorë dhe klinika, që rezultonin të ishin kontrabandë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dentar” në pranga ka rënë 64-vjeçari me inicialet V. H. Ai u arrestua në rrugën e Bogdanëve, teksa iu bë edhe një kontroll në shtëpi ku iu gjetën produkte dhe materiale të ndryshme dentare, të dyshuara të kontrabanduara, me të cilat ky shtetas furnizonte klinika dhe laboratore dentare, në zona të ndryshme të Tiranës.

Për pasojë këto mallra u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj tij rëndon akuza për disa vepra penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas