Furtuna që Godole krijoi në PD, Berisha nis hakmarrjen ndaj saj! Kreu i ish të përndjekurve politik: Ajo s'na përfaqëson ne, Basha e zgjodhi pa na pyetur

Furtuna që Godole krijoi në PD, Berisha nis hakmarrjen ndaj saj! Kreu i ish të përndjekurve politik: Ajo s'na përfaqëson ne, Basha e zgjodhi pa na pyetur

Një ditë pas furtunës së shkaktoi në PD deklarata e sekretares së re të PD për ish të përndjekurit polikë, Jonila Godole se partia duhet të distancohet nga Berisha, kanë nisur sulmet ndaj saj. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, persona të lidhur me partinë i kanë dalë në mbrojtje Berishës duke u 'hakmarrë' ndaj Godoles. Në portalin e familjes Berisha është publikuar një reagimin i kreut të ish të përndjekurve politik, Nebil Çika ku thotë se deklarata e Godoles dhe qëndrimet e saj nuk kanë asnjë lidhje me organizatën e tyre. Për emërimin e saj ai sulmon Lulzim Bashës duke thënë se e vendosur atë si sekretare pa u konsultuar dhe pa marrë parasysh kërkesat e ish të përndjekurve.

Çika akuzon Bashës se ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte për sa i përket raporteve me të përndjekurit politikë  dhe i kujton atij se prioritet dhe përfaqësuesit i zgjedhin vetë për ish të përndjekurit politik.

"Sqarim i detyruar!

Në pozitën e kryetarit zgjedhur të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe e telefonata nga të përndjekur politikë antikomunistë përsa i përket emërimit nga z.Basha të znj.Jonila Godole ,sekretare për të përndjekurit politikë në PD .

Më duhet të sqaroj të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë dhe opinionin publik, se ky zhvillim në PD nuk ka asnjë lidhje me ne. Znj.Godole nuk është pjesë e shtresës së përndjekur politike antikomuniste dhe emërimi i sajë nuk ka asnjë lidhje me ne.Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që ne një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë, pra njëri nga ne, që në PD jemi me shumicë, por kjo nuk ka ndodhur.

Ne kemi kërkuar zyrtarisht dhe publikisht nga z. Basha dhe PD që të marrë edhe miratimin tonë kur bëhet fjalë për përfaqësues politikë apo drejtues forumesh që kanë lidhje me të përndjekurit politikë por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na dëgjojë për këtë kërkesë tonën.I angazhuar në detyrat e mia si kryetar i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë nuk i kam dëgjuar apo lexuar çka thënë znj. Godole si sekretare në PD por jam i prirë të respektoj mendimin politik të çdokujt deri sa ai nuk prek kauzën dhe interesat e të përndjekurve politikë antikomunistë. Dua të siguroj të gjithë bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarët tanë se pavarësisht zgjedhjeve të z.Basha dhe forumeve të PD të personave që merren me çështjet e të përndjekurve politikë, marrëdhënia jonë me PD është parimore e sinqertë dhe ka në themel raportin e sajë me kauzën të drejtat e interesat tona.

Mendoj se marrëdhënia me të përndjekurit politikë antikomunistë është jetike për PD dhe çdo mungesë serioziteti i trajtimit të sajë nga lidershipi demokrat ka pas dhe do të ketë koston e sajë politike e elektorale. Shumë herë z. Basha ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte për sa i përket raporteve me të përndjekurit politikë antikomunistë, duke u përpjekur të faktorizojë si përfaqësues të të përndjekurve politikë, individë e organizatë që nuk kanë lidhje me ne, përkundrazi, vijnë nga radhët e persekutorëve. Këto vendimmarrje të gabuara të tij janë kundërshtuar nga ne por janë vullnet e përgjegjësi politike e tij.

Ne të përndjekurit politike antikomunistë i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë dhe jemi transparentë për këtë. Vetëm të zgjedhurit tanë kanë të drejtën të flasin në emrin tonë dhe mbajnë përgjegjësinë politike, ligjore e morale për ato që bëjnë e thonë. Çdo fjalë tjetër që mund të spekulohet në emrin tonë nuk është as vullnet e as përgjegjësi e jona. Duke përfunduar dua të theksoj se znj. Godole nuk është as përfaqësuese e as përgjegjësi e jona.

Ne vlerësojmë çdo kontribut e mbështetje që na vjen nga organizata politike e shoqërore e individë por i përcaktojmë prioritet dhe i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë", shkruan Çika.

Sekretarja e re për Ish të përndjekurit politik në PD, Jonila Godole ka bërë dje thirrje që PD të distancohet nga Berisha! Lajmi është publikuar nga portali e familjes Berisha dhe "Rilindja Demokratike" duke shkaktuar një furtunë mes demokratëve. Pas reagimit të fortë dhe urdhrave të marrë "RD" zhduk lajmin dhe bën autokritikë duke u justifikuar me fjalën e lirë.

E gjithë kjo situatë ka bërë që Alfred Rushaj, i zgjedhur si kreu i grupit parlamentar të PD, të vendos 'rregull' për të gjithë demokratët që të mos japin më prononcime pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë. Lëvizjet e mbrëmshme konfirmuan edhe një herë pafuqinë e padiskutueshme të Lulzim Bashës përballë Sali Berishës dhe Familjes së tij, si dhe kontrollin absolut të Partisë Demokratike nga Berisha dhe rrethi i tij. Sali Berisha arriti të shuante brenda tre orësh debatin e hapur në Partinë Demokratike për largimin ose jo të tij nga partia.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lira: 01/09/2021 17:55

    Histori e stisur... Godole karremi qe po perdoret per te matur pulsin e anetareve te PD lidhur me distancimin ndaj Berishes. Basha eshte ne dileme dhe perdor instrumente qesharake... Nuk eshte qasje reale, por nje skenar I Bashes.. Godolja ne kete rast nje mjet ne pernbushje te nje qellimi..

    Përgjigju
  • Respekt: 01/09/2021 12:22

    Per znj. Godole! Me fund merr guximin edhe nje me shum kunder Berishes-, postkomunst pathologjik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit