DURRES- Stuhia detare e natës së kaluar ka shkaktuar vonesat e trageteve që i janë drejtuar sot paradite portit të Durrësit, ndërsa ka shkaktuar dëme jo të vogla edhe në bizneset e shëtitores bregdetare.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar, të cilave u referohet atsh, bënë të ditur, se era e fortë me drejtim nga juglindja dhe deti i trazuar me forcë 4-5 janë shfaqur në formën e fortunalit, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në hapësirën portuale apo në anijet që presin në radën e portit.
Më shumë dëmtime kanë patur bizneset e vogla të instaluara në shëtitoren "Taulantia". Era e fortë ka shkëputur pjesë metalike të lokaleve të shitjes së suvenireve si dhe të lodrave, në një gjatësi prej 500-600 metra. Stuhia ka shkatërruar edhe tendat e disa bareve dhe restoranteve në bregdet.
Burimet e kapitenerisë shtuan se sot paradite pritet të mbërrijnë katër tragete nga porti i Barit, por vonesat e shkaktuara nga deti i trazuar arrijnë nga 2-4 orë. Mbrëmjen e kaluar në Durrës u shënuan reshje shiu, të cilat shkaktuan edhe bllokime të përkohshme të sistemit të kanalizimeve në disa nga rrugët e qytetit
/Shqiptarja.com