Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Arrestohet drejtori, Jetmir Muzhika dhe Flor Gjini, ish-kryeinspektori i IKMT Lezhë i cili aktualisht është drejtor poste, ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut.
Në total deri më tani janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, dy arrest shtëpie e arrest në burg, kurse tre janë pezullim i ushtrimit të detyrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, informoi më 29 prill policia e Lezhës.
Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat mëson shqiptarja.com. Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.
Hetimet në lidhje me këtë çështje kanë nisur disa muaj më parë nga prokurori Sabri Kastrati, i cili pas një sërë veprimesh doli në konkluzionin se zyrtaret kanë shpërdoruar detyren dhe ju drejtua gjykatës me masa sigurimi, ndaj tyre.
Edhe për ish-drejtorin e IKMT Flori Gjini, organi i akuzes kishte kërkuar masen e sigurisë "Arrest në Burg", por gjykata vendosi një masë më të butë ndaj tij atë të arrestit në shtëpi.Vendimet u ekzekutuan këtë të hënë nga policia e Lezhës, ndërsa hetimet për këtë çështje po vijojnë.
Sipas burimeve janë vënë në sekuestro preventive ndërtimet e konstatuar pa leje si dhe dy subjekte që shfrytëzonin Lumit Mat për inerte në kundërshtim me ligjin.
5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
-
Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia
Kurbin- “Arrest në burg”
-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati, informoi gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elvis Hila
S.G/R.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.6%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
Po kendej nga Talja do kini kohe te dilni , se eshte bere nami eshte bere, apo me vone .....
PërgjigjuKëta drejtorë me shumë mundësi janë në kërkim ndërkombëtar me emra të tjerë, si skifterë apo trafikantë droge. Që nga forma e kokës dhe nga mjekrra të japin përshtypjen e hajdutëve me kollare. Por këtu te ne, nëse je patronazhist dhe grumbullues votash për pushtetin, bëhesh jo vetëm drejtor e kryeinspektor, por dhe deputet dhe ministër.
PërgjigjuTe paret paskemi qene per shkaterrimin e vendit cep me cep
PërgjigjuMjafton qe te shikosh moshen e "Drejtoreve" ne Shqiperi dhe te kuptosh psa jemi ne kete situate. Shumica e tyre jane nen 40 vjec, Nje drejtor duhet te kete 30 vjet eksperience , kurse keta e vendosnin 30 vjec, Pik e zeze.
PërgjigjuSa shpejt qenkeni kujtu...i late te bejne qejf e tani i vini hekrat. Po ndertimet pa leje, po inertet qe u zhduken???
PërgjigjuKy qe zhduk edhe inertet eshte skifter den baba den or teeeejjjjj