Furtunë në inteligjencën britanike
Ja mesazhet e koduara që u injoruan

Furtunë në inteligjencën britanike<br />Ja mesazhet e koduara që u injoruan
Furtunë në shërbimet e inteligjencës britanike. Ndërsa vijon të mbetet mister identiteti i autorit një tjetër lajm me shumë pikëpyetje po qarkullon në mediat ndërkombëtare.

Shërbimet e inteligjencës mesa duket kishin dijeni për një sulm të tillë por nuk morën asnjë masë, ndonëse duket se e prisnin një agresion të tillë siç dhe shprehet kreu i antiterrorizmit të Scotland Yard Mark Rowley: “Ishte një ditë për të cilën ishim përgatitur por shpresonim se nuk do të ndodhte kurrë, por u bë realitet”

Por si u paralajmëruan ata?

Në një forum të njohur si 4Chan, një përdorues anonim një ditë para sulmit në Westminster publikoi një mesazh  të kriptuar, me kode të dëshifruara ku jepte koordinata të qarta të vendit ku do të ndodhte sulmi si dhe një foto me dy pistoleta.  

Përdoruesit e këtij forumi shprehen se ky post misterioz ishte një lloj kërcënimi,apo paralajmërim i koduar.  Ndërsa pronari i këtij forumi u shpreh se ishte i gatshëm të përgjigjej përpara policisë.

Ndërkohë përdoruesi anionim përmes kodeve morse të ftonte të shkoje më tej dhe të ndiqje shenjat vazhdo më tej. Nëse ndiqej ky link atëherë do të gjendeshin kode 0 dhe 1. Por këto kode deshifroheshin me një një koordinatë GPS dhe ishte pikërisht pranë Big Ben ,në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi.

Mesazhi u dërgua vetëm 24 orë përpara sulmit në urën Westminster.

Ndërkohë ky nuk ishte i vetmi paralajmërim për inteligjencën britanike, pak ditë më parë në chatet xhihadiste ishin shfaqur sinjale të shumta se sulme terroriste ishin në horizont.

Një ditë më parë një person i hipur në një makinë përplasi dy persona dhe vrau me thikë një polic duke shkaktuar terror ne Londër dhe jo vetëm.

pistoletat

pistoletat

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë