Fushë-Krujë, asgjësohen 1880 bimë narkotike, të mbjella në 12 parcela

Rreth 1880 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në zonën e Fushë-Krujës. Gjatë kontrolleve të policisë të Fushë-Krujës të ushtruar në fshatin Aramaras u evidentuar rastet e kultivimit të bimës narkotike, e cila ishte mbjellë në 12 parcela. Pas asgjësimit të bimëve narkotike, janë proceduar penalisht disa shtetas midis së cilëve edhe përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët në një fazë të mëparshme kishin deklaruar se në zonat e tyre nuk kishte të kultivuara bimë narkotike.
 
Më konkretisht:
• Më datë 18.08.2014, ora 19.20, u bë arrestimi i shtetasit Xhavit Kullaj, 69 vjec, banues në fshatin Arameras Krujë, pasi në tokën e tij u gjetën dhe asgjesuan 650 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
 
• Më datë 18.08.2014, ora 19.30, u bë arrestimi i shtetasit Rexhep Kullaj, 57 vjec, banues në fshatin Arameras Krujë, pasi në tokën e tij u gjetën dhe asgjesuan 700 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
 
Materialet mbi dy rastet iu kaluan Prokurorisë Krujë për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
 
• Më datë 18.08.2014 filloi proçedimi penal pa autor, sepse me datë 17.08.2014 gjatë kontrollit të territorit në fshatin Aramaras Krujë, u gjetën të mbjella 2 parcela me 250 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Po punohet për identifikimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
 
• Ndërkohë lidhur me këtë rast më datë 18.08.2014, ora 22.00, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Skender Stafuka, 69 vjec, banues në fshatin Arameras Fushë Kruje, pasi duke qenë Kryetar i Njësisë Vendore në fshatin Arameras, më datë 29.07.2014, ka nënshkruar një deklaratë që është në kundërshtim me ligjin Nr 9559 datë 08.06.2006. Kjo pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të varrezave të fshatit Arameras, në dy parcela u gjetën dhe më pas u asgjësuan 250 rrënjë bimë Kannabis Sativa (rasti i sipërcituar). Materialet iu kaluan Prokurorisë Krujë për veprat penale ”Shpërdorim detyre”,”Moskallëzim krimi” e ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
 
• Më datë 18.08.2014 filloi proçedimi penal pa autor, sepse me datë 17.08.2014, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Aramaras Krujë, në grykëderdhjen e liqenit Bacungu, u gjetën të mbjella 4 parcela me 140 bimë narkotike Kanabis Sativa. Po punohet për identifikimin e autorëve.
 
• Më datë 18.08.2014 filloi procedimi penal pa autor, sepse me datë 17.08.2014, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Aramaras Krujë, në afërsi të grykëderdhjes së liqenit Bacungu, u gjetën të mbjella 4 parcela me 140 bimë narkotike Kanabis Sativa. Po punohet për identifikimin e autorëve. Materialet mbi dy rastet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare