FUSHË-KRUJË - Partia Demokratike ka nisur një miting në Fushë Krujë për prezantimin e kandidatëve. Në miting ka marrë fjalën edhe kryeministri Sali Berisha.
Berisha, pasi theksoi si kudo ku shkon gjatë fushatës se, "jemi anëtarësuar në NATO; kemi firmosur MSA-në; kemi hequr vizat dhe lëvizim të lirë në mbarë Europën; kemi merituar plotësisht statusin e vendit kandidat", shtoi se, "një i paudhë na zuri rrugët për statusin e vendit kandidat në BE, por u dorëzua dhe i votoi".
30 MIJË VENDE PUNE NË PARQET E TIRANËS
"Po e bëjmë vendin çdo ditë e më tërheqës për investimet e huaja. Patëm rritje prej 316%. 4 vitet e ardhshme do të marrim 6 mld dollarë investime. Gjithçka që në Shqipëri të zbarkojnë gjigandët më të mëdhenj të ndërtimit të makinave dhe teknologjisë së lartë të informacionit. Në Shqipëri kanë filluar ndërtimin dhe po ndërtohen mbi 100 Hec-e mes të cilëve gjigandi i Devollit. Qershori është muaji i vendimit historik; gazsjellësi TAP do të vijë në Shqipëri".
Berisha përsëriti se “Shqipëria nuk ra në recension, por pati rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë. 30 mijë vende të reja pune hapen në parqet rreth Tiranës. Vende pune për çdo shqiptar, që të marrë një rrogë më të lartë. Dhjetëra mijëra shqiptarë do të punësohen në infrastrukturën e re, që po ndërtohet në mbarë Shqipërinë.
TAKSA E SHESHTË SHKATËRRON BIZNESET
Kryeministri ka kundërshtuar sërish "taksën progresive" të Ramës. "Ai kundërshton taksën e sheshtë, taksën e të dhjetave, taksa më e ndershme, me të cilën ai që merr 100 paguan dhjetë, ai që merr 1000 paguan 100. Me taksën që propozon ai rrezikon të shkatërrojë dhjetëra mijëra vende pune në të gjithë Shqipërinë”, tha Berisha.
E KEMI NDRYSHUAR FUSHË-KRUJËN
Për Fushë Krujën, Berisha tha se "ajo ka sot një infrastrukturë moderne; u ndërtua by-pasi, filloi unaza, janë rindërtuar dhe ndërtuar me dhjetëra shkolla, e kemi shndërruar Fushë - Krujën në një hyrje veriore të kryeqytetit të Shqipërisë”. "Ne që kemi realizuar këto, besojmë se kemi detyra shumë të mëdha. 4 vitet që vijnë i marrim në mënyrën më serioze”, premtoi Berisha.
Ai premtoi se "4 vitet që vijnë detyrat e shtëpisë janë statusi i vendit kandidat, hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE, krijimi i vendeve të punës për qytetarët e gjithë Shqipërisë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com